Kim Kardashian është periodikisht në qendër të polemikave të nxehta që rrotullohen rreth trupit të saj. Ajo nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e saj për perfeksion, mes kirurgjisë estetike, editimit të fotografive, trajtimeve të bukurisë dhe stërvitjes. Me kalimin e viteve ajo ka ndryshuar shumë si në fytyrë ashtu edhe në trup, dëshmi për të cilat janë fotot e fëmijërisë dhe adoleshencës të cilat i publikon me ritme të shpejta.
Kim Kardashian i provon të gjitha për sa i përket praktikave të bukurisë. “Është e dhimbshme por vërtet ia vlen”, ka shkruar Kim pak muaj më parë në Instagram, duke treguar barkun e kuq.
Sipërmarrësja ka pranuar se ajo iu nënshtrua një seance lazer Morpheus 8 për të zvogëluar barkun e saj dhe për ta bërë atë më të butë. Megjithatë, në maj 2022 ajo humbi ekstremisht në peshë 7 kilogramë në 3 javë, dhe më pas 10 kilogramë për të veshur një fustan të Marilyn Monroe.
Me kalimin e kohës ka pasur polemika për përdorimin e tepruar të redaktimit të fotografive dhe ajo vetë ka deklaruar me krenari se e përdor atë gjerësisht.
Me 348 milionë ndjekës, profili i Kim Kardashian në Instagram është një frymëzim për shumë njerëz. E vetëdijshme për fuqinë e saj mediatike, influencuesja shpesh ndan foto nga fëmijëria, si për të theksuar metamorfozën e saj të jashtëzakonshme, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë fizik.
Gjatë vitit të kaluar, ajo ka eksperimentuar me nuanca të ndryshme bionde, por gjithë jetën Kardashian ka qenë brune dhe prej disa javësh i është rikthyer origjinës. Në shkollën e mesme, ajo mbante flokët natyrale, të gjata. Sytë e errët dhe të thellë kanë mbetur të pandryshuar, ndërsa vetullat kanë ndjekur trendet e bukurisë dekadë pas dekade.