-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Talibanët u ndalojnë grave restorantet me kopshte dhe parqe

Kryesoret

Talibanët në provincën Herat, në veriperëndim të Afganistanit, ua kanë ndaluar familjeve dhe grave të hyjnë në kopshte dhe parqe restorantesh, thanë zyrtarët më 10 prill, duke komentuar një sërë vendimesh të ngjashme.

Autoritetet e morën këtë vendim, sepse teologët dhe publiku ishin të pakënaqur me faktin që gratë, në vende të tilla, mund të takoheshin me burra.

Ndalim i tillë për parqet ka qenë tashmë në fuqi në Kabul, që nga nëntori i vitit të kaluar dhe ky është kufizim tjetër në radhën e kufizimeve që talibanët kanë vendosur, që kur morën pushtetin në gusht të vitit 2021.

Autoritetet talibane i ka ndaluar vajzat të ndjekin shkollat fillore përtej klasës së gjashtë, ndërkaq grave ua ka ndaluar universitetin. Gjithashtu atyre u ndalohet të punojnë në shumicën e aktiviteteve, ku përfshihen Kombet e Bashkuara dhe organizatat e huaja joqeveritare, ndërkaq nuk lejohen t’i vizitojnë as palestrat.

Autoritetet arsyetuan se në vende të tilla gratë mund të takojnë burra dhe atje nuk mbajnë hixhab – shami për të mbuluar flokët.

Autoritetet në Herat mohuan se grave u ndalohet të vizitojnë të gjitha restorantet, por se ndalimi vlen vetëm për restorantet me kopsht./rel

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit