Tre kandidatë për kryebashkiakë ende nuk e kanë të sigurt vendin e tyre në garën e 14 majit. Për shkak të pretendimeve se preken nga dekriminalizimi.
PD kërkon çregjistrimin e kandidatëve të PS për Kuçovën, Kreshnik Hajdari dhe të Mallakastrës Qerim Ismailaj, ndërsa PS kandidatin e Berishës për Shijakun, Rezeart Tushen.
Kur do të vendosë KQZ për këto pretendime dhe si do të procedohet? Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se të mërkurën do të vendoset për pretendimet.
“Sa i përket pretendimeve të PD dhe PS mbi përputhshmërinë me ligjin e dekrimianlizimit të këtyre kandidatëve, ditën e mërkurë do të shqyrtojmë kërkesat për të konsideratat që ata kanë prezantuar në lidhje me kandidatët.
Nëse do të jetë rasti për të proceduar me hetim të thelluar do i kërkojmë prokurorisë që të angazhohet. Nëse do të rezultojë që nuk ka vend për hetim të thelluar do të merret vendimi direkt nga komisioneri për këta kandidatë” tha ai.









