5 Pyetjet ka siguruar foton e mjetit tip ‘Audi’ të kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca, i cili ka shpërthyer nga një sasi tritoli të vënë në pjesën e përparme. Ndreca shpëtoi pa lëndime ndërsa mjeti është shkrumbuar pjesërisht.
Hidhet në erë me tritol makina e kreut të PD-së në Vaun e Dejës!
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me automjetin në pronësi të kreut të PD, në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca iu vendos tritol.
Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.
Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Ndrecës, aty ku mjeti ishte i parkuar. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Shpërthimi ndodhi në momentin që Benard Ndreca hipi në makinë”, reagon Policia!
Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë rrjedhojë politike mirëpo nuk përjashtohen as konfliktet që mund të ketë familja Ndreca. Grupi hetimor dhe Policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat e saj.