Policia ende nuk ka asnjë të arrestuar për tritolin që i vendosën në makinë kreut të degës së “Rithemelimit” në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Ai tha sot se kamerat e sigurisë i kanë fiksuar autorët. Në pamjet duken dy persona që afrohen ngadalë sapo kishte kaluar mesnata dhe futen poshtë makinës dhe i vendosin eksplozivin. Autorët ishin të maskuar.
Hap derën dhe futet brenda! Momenti kur shpërthen tritoli në makinën e kreut të PD-së
Tritoli shpërtheu sa hapi derën! Ndreca: Erdhën dhe e vunë dy persona në mes të natës