Zbardhen detaje të reja nga atentati me eksploziv që u regjistrua dje në mëngjes në Vaun e Dejës kundër kreut të degë së “Rithemelimit”, Bernard Ndreca.
Tritoli shpërtheu sapo Ndreca hipi në makinë dhe u nis. Por shpëtoi pa asnjë lëndim. Paraprakisht grupi hetimor dyshon se eksplozivi ra në tokë. Kjo dyshohet se shmangu tragjedinë.
Atentati ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, ekspertiza: U vendos 50 gr tritol!
Ndreca ishte i qartë kur tha se “unë nuk kam pasur dhe nuk kam asnjëlloj konflikti dhe dyshimet të çojnë vetëm në politike, drejtimi shkon drejt aty” duke akuzuar rivalët.
Gjashtë persona janë shoqëruar deri tani por ende nuk ka asnjë të arrestuar apo deklaratë nga policia për bijimin e hetimeve.