Iku “Aleat” dhe tani vjen kompania shtetërore “IdentiTek” me drejtuese Loina Priftin që do të prodhojë pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit.
Prifti pritet të marrë detyrën e re në datën 1 gusht, datë ku firmës private “Aleat” i përfundon kontrata për prodhimin e dokumenteve biometrike me shtetin shqiptar, të lidhur që në vitin 2008.
Një nga ndryshimet që kjo agjenci do të realizojë sapo të kthehet nën administrimin shtetëror do të jetë ulja e tarifave si për kartat e identitetit dhe pasaportat, por akoma nuk janë përcaktuar pasi janë në diskutim e sipër.
Sa i takon logjistikës dhe infrastrukturës mësohet se “IdentiTek” do të mbajë të njëjtat që ka pasur deri më sot “Aleat” përfshirë edhe bashkëpunimin me kompaninë mëmë franceze.
Loina Prifti prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani ku ka marrë edhe shtetësi gjermane. 35-vjeçarja aktualisht punon në Katedrën e Informacneve në Universitetin Teknik të Mynihut dhe merret me inteligjencën artificiale.