Me thirrjet “duam pronat tona” dhe “hapini dyert kriminelë”, banorët e Bërxullës kanë tentuar të futen brenda zyrave të Kadastrës. Ata nuk janë lejuar nga forcat e policisë, të cilët kishin krijuar një kordon tek dera e institucionit.
Ndërkohë, policët kanë debatuar me banorët, ndërsa i sugjerojnë që të largohen nga godina, duke iu bërë thirrje që të ikin nga prona private. “Ikni, mos thyeni. Ju lutem, se po mbrojmë pronën private”.
Nga ana tjetër një protestues iu bëri thirrje policëve që të hapin derën duke thënë; mos mbroni hajdutët. Duam takim me drejtorin. S’kemi ardhur të thyejmë pronën, por duam të flasim dhe të kemi një përgjigje”.
Banorët e Bërxullës: Po na sosin durimin me paligjshmërinë që po bëjnë!
Ndërkohë pas disa tentativave për t’u futur, ata nuk janë lejuar të futën në derën kryesore, ndërsa më pas janë zhvendosur në një tjetër derë në tentativë për tu futur brenda.