Të gjithë besimtarët ortodokse këtë të diele festojnë ringjalljen e Krishtit ose siç njihet ndryshe Pashkët.
Para kësaj nate të rëndësishme të gjithë besimtarët kremtojnë të Premten e Zezë, dite kjo e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq.
Ndërsa të dielën kremtohet ringjallja e tij pas kryqëzimit të tij. Mijëra qytetarë korçarë dhe turistë kanë ndjekur nga afër ritin e kalimit nën epitaf dhe varrimin e Krishtit e organizuar nga Mitropolia e Shenjtë.
Nisja është bërë nga sheshi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” ku janë bashkuar 6 epitafet e kishave, ndërsa ka vijuar në dy bulevardët kryesore.
Mesha është udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës imzot Johani.