Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin për qendrën e personave me aftësi të kufizuara ku shërbeheshin ushqime të skaduara, pas disa denoncimeve në mediat vendase. Procedimi penal i bazuar në raportin e KLSH, ka bërë që të sekuestrohen një sërë dokumentesh.
Duke nisur që nga rikonstruksioni i objektit, i cili sipas raportit paraqet problematikë, edhe pse i rikontruktuar dhe deri te mos regjistrimi i pronës si aset i Bashkisë Vlorë.
Në raportin e KLSH-së duket se është zbuluar një skandal akoma më i madh, ajo e tentativës për të zaptuar pronën dhe hequr fëmijëve për tu kthyer më pas në një vend ku të ndërtohen pallate.
“Prokurori i çështjes, Arian Xhaferri së bashku me OPGJ e Institucionit dhe drejtuesit e antikrimit ekonomik ,pas mbledhjes së dokumentacionit, kanë nisur dhe marrjen në pyetje të personave të e cituar në raportin e KLSH.
Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni i cili ka zbuluar skandalin me godinën dhe territorin e institucionit për fëmijët me aftësi të kufizuara ku dyshohet se në heshtje po përgatitej tjetërsimi i pronës dhe fëmijët të largoheshin nga ky vend për t’u ndërtuar më pas objekte disa-katëshe.
Duket se kapja në kohë e kësaj situatë mund ta shpëtojë institucionin nga ata që dua të nxjerrin në rrugë fëmijët e sëmurë për përfitime personale.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KLSH.