Ernejt Shyti, autori i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia, ka dëshmuar sërish para drejtësisë ditën e sotme.
Shyti, ekzekutori i biznesmenit, njëherësh bashkëpunëtor i drejtësisë, si “Dajo” ai identifikoi shtetasin Skënder Vathi, ndërsa “Djali i ri” bëri me dije se thirrej Lonard Xhixha.
Për Vathin tha se është takuar para ngjarjes tek terminali ndërqytetës i autobusëve pranë “Qytetit Studenti”, ndërsa ditën e ngjarjes nuk i kishte dalë në takim pranë liqenit artificial.
Shyti gjithashtu ka treguar edhe për dy vrasje të tjera të që kishte përgatitur grupi, një në Kamëz dhe të një tjetër shtetasi në Gjermani.
Ernejt Shyti u arrestua vetëm dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias, më 12 mars 2021 në Mal të Zi, teksa punonte në ndërtim.