Një konflikt i nisur në Tik Tok, përfundoi me nxjerrje armësh mes të rinjve në Durrës. Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit 4 të rinj u konlfliktuan në lagjen numër 10 të qytetit të Durrësit, konflikti agravoi dhe dy të rinj mbetën të plagosur.
Paraprakisht dyshohet se të rinjtë janë plagosur nga një plumb rikoshet që është qëlluar mbi automjetin e tyre nga personi me të cilin kishin shkuar të sqaroheshin pas një sherri në Tik-Tok.
Policia ka shpallur në kërkim Klajdi Mancakun, 25-vjeç pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit me të cilin kishte debatuar online dhe në telefon e më pas kishin lënë takim që “të sqaroheshin”.
Autori Klajdi Mancaku është personazh i njohur në rrjetet sociale dhe për shoqërinë e tij me reperin Cleviol Ahmeti, edhe ky një tjetër person me precedentë penalë.
Shok i reperit me të shkuar të zezë! Kush është autori i plagosjes në Durrës?