Ndahet nga jeta bashkëthemeluesi dhe kitaristi i grupit irlandez të rockut “The Script”, Mark Sheehan. 46-vjeçari vdiq në spital të premten pas një sëmundjeje të rëndë, shkruan “The Guardian”.
Sheehan formoi grupin në vitin 2001 së bashku me vokalistin Danny O’Donoghue dhe bateristin Glen Power.
Sheehan lindi më 29 tetor 1976 në Dublin në Mount Brown në zonën Liberties dhe ishte i martuar me Reena Sheehan me të cilën kishte tre fëmijë.
Ai ishte këngëtar, tekstshkrues dhe kitarist dhe i apasionuar pas muzikës që në moshë të vogël.