Duke iu drejtuar turmës së mbledhur, në sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku uroi “Gëzuar Pashkët” për të gjithë ortodoksët, të cilët sot kremtojnë Ngjalljen e Krishtit.
“Dua të shpreh afërsinë time me të gjithë vëllezërit dhe motrat që, veçanërisht në Lindje, sot festojnë Pashkët. Zoti i ringjallur qoftë pranë jush dhe ju mbushtë me Shpirtin e tij të Shenjtë, Gëzuar Pashkët për të gjithë ju.”
Më pas, Papa shtoi: “Vëllezërit rusë dhe ukrainas po festojnë sot Pashkët. Zoti u qëndroftë në krah dhe i ndihmoftë të arrijnë paqen” .