-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përndoqi dhe kërcënoi Noizy-n, arrestohet Cllevio

Kryesoret

Kleviol Ahmeti i njohur në Tik-Tok si ” Cllevio” është ndaluar në Rinas pas një denoncimi të reperit Rigels Rajku, të njohur nga fansat si “Noizy”.

Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Ahmeti i ka shkaktuar “një gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme, me kërcënimet që i ka bërë në rrjetin e tij social Tik-Tok, ku është shprehur se do ta vrasë dhe do ta shkatërrojë” etj.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur disa herë, në rrjetet sociale, shtetasin R. R., banues në Durrës. Shtetasi K. A. është ndaluar në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nga shërbimet e Komisariatit Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton Policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit