-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët “heqin” dorë nga kafeja, konsumi ulet

Kryesoret

Tendenca e importeve të mallrave të konsumit në muajt e parë të vitit po tregon se si çmimet e larta ashtu dhe emigracioni i shtuar i popullsisë, sidomos i të rinjve po e ndikojnë ndjeshëm konsumin e mallrave në vend.

Për periudhën janar-shkurt u importuan 82 mijë ton karburante, me një rënie prej 6.5% me bazë vjetore (shiko grafikun: Importet e karburanteve janar-shkurt, 2022-2023).

Vitin e kaluar, importet e karburanteve u tkurrën me 9%, të ndikuara nga çmimet e larta, që arritën deri në 240-260 lekë/litër në pjesën e parë të 2022-t, dhe diferencën e lartë me rajonin, që bëri që shumë automjete, që vijnë për turizëm gjatë verës, të furnizoheshin në vendet fqinjë.

Konsumi i kafesë tkurret ndjeshëm

Uljen më të lartë po e shënojnë importet e kafesë, një tregues i frenimit të konsumit në bare e ristorante.

Ndikim ka si rritja e vazhdueshme e çmimeve, ashtu dhe reduktimi i popullsisë, sidomos të rinjve, që ishin konsumatorë të rregullt në lokale.

Operatorët e tregut e kanë konfirmuar shpesh këtë tendencë.

Sipas Ministrisë së Financave, për dy mujorin, importet e kafesë ishin rreth 1 mijë ton, me një tkurrje prej 28.5% me bazë vjetore.

Birra me rritje të ndjeshme, po zëvendëson prodhimin vendas

Ndryshe nga karburantet dhe kafeja, importet e birrës janë me rritje të ndjeshme, por më shumë se përmirësim të konsumit, kjo tendencë ka ardhur nga zëvendësimi i birrës vendase me atë të importit.

Për dy mujorin, importet e birrës arritën në mbi 5 milionë litra, me zgjerim prej 56% me bazë vjetore, niveli më i lartë i 10 viteve të fundit. (shiko grafikun: Importet e Birrës në mijë litra, 2 Mujori I)./MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit