Një bombol gazi ka shpërthyer në Librazhd duke lënë të plagosur një 63 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në banesën e Safet Qarrit, 63 vjeç, mëngjesin e kësaj të marte.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur ka qenë duke gatuar. Ndërkohë për shkak të plagëve të marra Qarri është nisur drejt spitalit të djegieve në Tiranë.
63 vjeçari ka shërbyer për disa vitesh në repartin e zjarrfikëses në Librazhd dhe policinë e shtetit, më pas kishte hapur një biznes privat.









