Manchester City ka fituar biletën për gjysmëfinalen e Champions League kundër Bayern Munich.
Fitorja 3-0 në shtëpi dhe barazimit 1-1 i natës së sotme në Allianz Arena siguroi një biletë në 4katërshen më të mirë të këtij Champions.
Leroy Sane pati një mundësi të artë shënimi që do ta hapte jashtëzakonisht shumë sfidën, por dështoi të shënonte.
Në anën tjetër, Erling Haaland e humbi penalltinë në minutën e 38-të, duke gjuajtur mbi portë.
Por, norvegjezi e përmirësoi gabimin, duke shënuar gol në minutën e 57-të, pas asistimit nga De Bruyne.
Në minutën e 83-të, Joshua Kimmich realizoi nga penalltia për të barazuar rezultatin, por kjo ishte krejt çfarë mundi të bënte kampioni gjerman sonte.
Manchester City e siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku e pret kampioni në fuqi, Real Madridi.