-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del VIDEO-Pritë dhe goditje! Momenti kur 20-vjeçari vritet për të dashurën në Tiranë

Kryesoret

Kanë dalë pamje të reja nga krimi i mesnatës së ditës së djeshme ku mbeti i vrarë i Stivën Toshkëzi.

Siç shihet nga videoja e mëposhtme Maze dhe autori i krimin Axel Hoxhaj i cili mban një kapuç në kokë, shihen duke ecur me këmbë në rrugën pranë banesës së viktimës.

Stivën Toshkëzi po kthehej nga puna me makinën e tij dhe në një moment ndeshet me dy personat me të cilat kishte pasur përplasje dhe ndalon makinën.

VIDEO-Vrapi i fundit drejt shtëpisë! Si u vra i riu në Tiranë?

Autori i krimit drejtohet drejt portës së shoferit ku përplaset dhe qëllon me thikë Toshkëzin. Në krahun tjetër të pasagjerit shoku i viktimës del dhe goditet me grushte me Ensi Mazen.

Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Uniformat blu kanë mundur të arrestojnë shokun e autorit të krimit Ensi Mazen, ndërkohë që vetë Aksel Hoxhaj është shpallur në kërkim.

FOTO/ Ky është i riu që u vra për të dashurën në Tiranë! Hapen dyert e mortit

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Ensi Maze ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Aksel Hoxhaj, i cili ende ndodhet ne arrati.

Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. Pasi ka takuar shokun e tij Akselin ai i ka tregur se para disa kohësh ka pasur nje konflikt me viktimën dhe pretendonte se e ky i fundit e kishte rrahur./EuroNews

Studion në Holandë, ky është adoleshenti që theri me thikë 20-vjeçarin në Tiranë

EuroNews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit