Ambasadorja e OSBE-së, Glover takoi pasditen e sotme sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri. Numri dy i PS-së pas takimit foli për një fushatë të qetë, por kishte një koment edhe për vrasjen në Shëngjin.
“Nuk e di që vrasjet të jenë të motivuara politikisht apo të lidhura me politikën. Do të ishte spekulim që t’i vendoste etiketime politike ngjarjeve kriminale.
Fushata ka qenë e qetë nuk ka pasur problem. Kishim pyetje (nga Glover) për vendimmarrjet e KQZ-së, listën e zgjedhësve, që është e dakordësuar nga KQZ me të gjitha palët, për të mos u ndarë familjet. Janë gjëra teknike, administrative” tha ai.
Por si e sheh ai takimin e Gloverit me Berishën? “Nuk e tej fare, nuk më intereson. Ata janë këtu për të biseduar me të gjitha palët që garojnë. Berisha dhe Meta garojnë bashkë, martesë e re me personazhe të vjetra” tha ai.
Një koment ironik e kishte edhe për tentativën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të hequr emrat në fletën e votimit. “Nuk e kuptoj pse fshihen, ata duhet të krenohen me emrin e Ilir Metës në fletën e votimit” tha ai.