Pas muajit të shenjtë të Ramazanit në të gjithë botën besmiatarët myslimanë ditën e sotme festojmë Fitër Bajrami. Me rastin e kësaj ditë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë, mbushë mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej”, ku u zhvillua ceremonia e faljes së namazit.
Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
Në mesazhin e tij, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu uroi besimtarët pas muajit të agjërimit duke thënë se të gjithë kanë fituar dimensione të reja shpirtërore e morale.
Kreu i KMSH u ndal edhe tek politika duke kërkuar që të mos preket pasuria publike dhe të mos çohen në shtëpi të ardhura të pa ligjshme