-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Triumfi i lëvizjes antibërthamore në Gjermani

Kryesoret

Braktisja e energjisë bërthamore nga shteti më i fuqishëm industrial i Evropës, Gjermania, është hap domethënës. Kritikët e quajnë hap ideologjik, por Evropa ecën drejt energjive të ripërtëritshme.

Historia thuajse 63 vjeçare e energjisë bërthamore në Gjermani përfundoi të shtunën e kaluar. Më 15.04.2023  u nxorrën nga rrjeti dhe u mbyllën edhe tre centralet e fundit bërthamore: në orën 22:37 centrali Emsland në Saksoninë e Poshtme, në lindje të Gjermanisë; në orën 23:52 centrali Isar 2 në Bavari, në jug dhe së fundi, në orën 23:59 centrali Neckarwestheim në Baden-Vyrttemberg, në jugperëndim.

Kështu mori fund edhe zgjatja katër mujore për këto centrale, e vendosur vjet pas shpërthimit të luftës kundër Ukrainës, për të plotësuar ndonjë boshllëk energjetik në dimër. Tre centralet e fundit bërthamore siguronin rreth 6% të nevojës gjermane për energji.

Kritikë të braktisjes thanë se kemi të bëjmë me një akt ideologjik, që lidhet me frikën nga një aksident bërthamor dhe nga mbeturinat bërthamore. Por në rastin e Gjermanisë, centralet bërthamore të së cilës plotësonin standardet më të larta botërore të sigurisë, sipas tyre ky është keqinformim.

Megjithëkëtë, me përjashtim të deklaratave sporadike në media të ndonjë politikani e eksperti, se është pa vend mbyllja e centraleve bërthamore pikërisht në këtë kohë kur mirëpritet çdo burim energjetik, protestat thuajse munguan. Nga ana tjetër, kundërshtarët e energjisë atomike në Gjermani e brohoritën fitoren e braktisjes së energjisë bërthamore./dw

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit