Një tjetër ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në Vlorë ku si pasojë e dhunës ka mbetur e plagosur 39-vjeçaren me inicialet E. K.
Sipas njoftimit të policisë 39-vjeçarja është kërcënuar dhe plagosur me sende të forta në kokë.
Autori tashmë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. 37-vjeçari me inicialet I. Sh dyshohet se për motive të dobëta,ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë 39-vjeçaren.
Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren, për disa ditë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit I. Sh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.