Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi një nga argumentet e kësaj fushate ka inceneratorin që është kthyer në një “gropë” që hidh miliona pa fund dhe një “tufë” me zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe ish-deputetë i ka çuar pas hekurave.
“Paguajmë 52 mijë lekë për ton për plehra që digjen dhe prodhojnë helm për ne. Paguajmë helmin tonë, paguajmë hapur fare vdekjen tonë. Po. Fjalë e rëndë dramatike, tragjike që s’duhet të qëndrojë në gojën e një personi që kërkon të ndërtojë një imazh, një vizion, por pa e thënë të vërtetën si do e shërojë këtë gjë dhe duhet të mbajë një qëndrim.
Ka ringjallur një mjerim total të Elbasanit në mënyrë të heshtur, më përpara helmin e preknin në parvazet e dritareve dhe të ballkoneve. Tek vija e kuqe e këmishës së bardhë që varesh në telin e tharjes, ndërsa sot nuk e shohim helmin, por shohim vetëm pasojën.
Prevalenca e sëmundjeve të rrezikshme në Elbasan është rritur doktor, është rritur në mënyrë galopante. Ne sot jemi ne sfidën për bashkinë e Elbasanit. Unë sot e kam sfidën , jo me Ramën, unë e kam sfidën me të ardhmen e Elbasanit“, deklaroi Boçi