Presidenti, Bajram Begaj për mes një postimi në llogarinë e tij ka shpërndarë një mesazh domethënës në Ditën Botërore të Librit ku bëri thirrje që ti kushtohet vëmendje librit shqip.
MESAZHI I BEGAJT
Në Ditën Botërore të Librit, të kthejmë vëmendjen te libri shqip!
Të mbështesim dhe të motivojmë shkrimtarët, përkthyesit, botuesit, studiuesit, lexuesit, të gjithë ata që bëjnë të mundur që trashëgimia më e madhe identitare e jona, gjuha shqipe, të mbrohet e të pasurohet çdo ditë e më shumë!
#lexoshqip