Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkesi. I ndjeri konfliktin e ka pasur me shtetasin Arbëri Murataj 18-vjeç, djali i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt policisë. Shkak i konfliktit midis Arbëri Muratajt dhe Stiven Toshkesit ishte një vajzë, me të cilën Toshkësi ishte i lidhur.
Sipas burimeve policore dhe nga grupi hetimor, Arbëri Murataj rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesi për t’u sqaruar.
Ata janë takuar në rrugën e Elbasanit pranë shkollës së Baletit, ku kishin lënë edhe takimin për t’u sqaruar. Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar me hanxhar nga 18-vjeçari Arbëri Murataj.
Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj.
Pra, sipas hetimeve dy muaj më parë ka zanafillën konflikti, ku Toshkesi është plagosur me hanxhar dhe më pas në 18 prill ai u vra për vdekje po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, personin me të cilin Toshkesi kishte konfliktin dhe me të cilin ishte konfliktuar edhe dy muaj më parë, ku edhe kishte mbetur i plagosur me hanxhar.
Po ashtu në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit.