Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi po shpalos prioritetet e programit të tij që do të sjellin ndryshim në qytet dhe do të zbusin koston e rëndë të jetesës.
Këlliçi theksoi se transporti publik falas do të realizohet dhe do të jetë një realitet. Ai tha se ky projekt ndikon në jetën e përditshme të 200 mijë banorëve, që janë pjesa më në nevojë në Tiranë e që luftojnë për të mbyllur muajin.
Këlliçi është ndalur tek masat që ai parashikon për lehtësimin e trafikut, që është një nga gangrenat më torturuese për qytetarët. Nënkalimi në sheshin ‘Skënderbej’, tha Këlliçi, do të shfryjë 60 përqind të trafikut në qendër.
Kandidati i opozitës ka folur edhe për ndërhyrje të tjera që do të lehtësojnë qarkullimin, do të kursejnë kohën dhe karburantin e qytetarëve, siç janë nënkalimet te “21 Dhjetori”, apo tek Fakulteti i Ekonomisë. Nyje këto që bllokohen shumë dhe sjellin vonesa e stres.