Policia e Tiranës për mes një njoftimi ka bërë të ditur që një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është vetë dorëzuar.
36-vjeçari,me inicialet R.(L). P. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
“Më datë 24.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është vetëdorëzuar shtetasi R.(L). P., 36 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arrestin për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë procedurat për ekstradimin e tij,”-thuhet në njoftimin e Policisë.