Një fadrome i është vënë flaka në Shkodër. Sipas informacione të para me dije se persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën mjetit fadromë që po kryente ndërhyrje emergjente për pastrimin e inerteve në rrugën e Dukagjinit.
Po pastronte inertet, i vihet flaka fadromës në Shkodër

“Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente “Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti Kir – Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra.
Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje”- thuhet në njoftimin e bashkisë.