-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO virale duke tërhequr dhinë, e pëson keq shoferi me “Benz” pa kokërr letre!

Kryesoret

Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit në mediat sociale të një videoje në të cilën shfaqet një persona duke tërhequr një dhi me automjet.

Sipas Policisë, është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e drejtuesit të mjetit, i cili pas verifikimeve është konstatuar se e drejtonte atë pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

“Reagim i DVP Tiranë: Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas duke tërhequr një kafshë, me automjet, ju sqarojmë se: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim. 

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u vendos masë administrative në bazë të Kodit Rrugor, për mangësitë në dokumentacionin e automjetit.   

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.”, njofton Policia e Tiranës në lidhje me rastin në fjalë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit