Gjykata e Posaçme ka dënuar sot me 11 vite burg Artur Ballën dhe 10 vite Bledar Lilon që janë kunati dhe shoferi i bosit të naftës, Rezart Taçi, gjyqi ndaj të cilit u pezullua pasi është në kërkim.
Biznesmeni i hidrokarbureve me shoferin dhe kunatin akuzohet së bashku me katër italianë për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.
Taçi do të pastronte rreth 18.4 milionë euro të mafies italiane “Cosa Nostra” në Shqipëri.
Taçi vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e “arrestit me burg” në mungesë.