Kandidati i opozitës Belind Këlliçi akuzon se zona e Unazës së Re dhe Yzberishti janë nga më të diskriminuarat nga Bashkia e Tiranës në raport me investimet publike.
Gjatë takimeve që zhvilloi me banorë të Yzberishtit, Këlliçi u njoh nga afër me shqetësimin e tyre për mungesën e hapësirave publike dhe infrastrukturës. Gjithashtu, banorët u ankuan edhe për taksat e larta që i paguajnë Bashkisë së Tiranës.
Për këtë situatë, Belind Këlliçi u shpreh se po flet çdo ditë. Ai shtoi gjithashtu se ndonëse Erion Veliaj ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa e infrastrukturës arsimore, këto para nuk janë kthyer pas në investime për banorët.