Mbrëmjen e sotme është publikuar një video ku shihet autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj duke vëzhguar biznesin përpara krimit.
Ai shihet ekzekutori portugez Ruben Saraiva teksa i afrohet hyrjes së biznesit të Nikulajt por në një moment ndal hapin dhe kthehet.
Dyshohet se në këtë moment vrasësi ka parë njerëz dhe tentativa e parë për të ekzekutuar 51-vjeçarin ka dështuar.
Ndërkohë vetëm një dit pas krimit në media ka qarkulluar videoja që tregon momentin e ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj.
Del fotoja, e porositësit të vrasjes së biznesmenit në Lezhë
I ndjeri shihet që qëndron i vetëm në tavolinë në lokalin e tij në momentin që autori i krimit futet brenda e shikon për të kuptuar se kush është, por nuk i del koha për të kuptuar asgjë.
Del videoja e re, vrasësi i Nikulajt studion zonën përpara krimit
Paralelisht me autorin, në lokal futet dhe një tjetër person, nga dera e kuzhinës dhe e përshëndet vrasësin për mirësjellje.
Në këtë çast, autori afrohet, nxjerr armën dhe qëllon gjashtë herë në drejtim të Nikulajt. Më pas largohet i qetë.