-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si nisi gjakmarrja për të cilën u ekzekutua me 7 plumba Ardian Nikulaj?

Kryesoret

Edmond Haxhia është porositësi dhe financuesi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë. Ai është djali i dajës i Elton Lekstakaj me të cilin ka qenë konflikt me të ndjerin prej vitesh.

Në një konferencë për mediat, drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije ngjarja ka ndodhur për movite gjakmarrje dhe se të 6 personat e përfshirë në krim janë shpallur në kërkim.

Por si nisi konflikti që i mori jetën biznesmenit? 

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Që nga mjeti e deri tek veshja, si u përgatit me detaje vrasja e Nikulajt?

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.

Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit