Një javë pas vrasjes policia ka gjetur motorin që përdori portugezi për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes pas ekzekutimit të Ardian Nikulajt.
Policia thotë se si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera në afërsi të banesës së Edmond Hoxhës që është në kërkim, në fshatin Kakarriq u gjet dhe u sekuestrua motori i përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e Ardian Nikulajt.
Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 personave të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.