-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta kundër kriminalitetit për 2023-n/ Manja, prokurorëve: Lërini llogoret mes jush!

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka prezantuar këtë të enjte rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë e Përgjithshme për luftën ndaj kriminalitetit për vitin 2023.

Sipas Manjës, lufta ndaj kriminalitetit nuk bëhet duke e parë njëri-tjetrin në llogore të ndara, ndërsa shtoi se, duhet të kemi sinergji të përbashkët për te luftuat krimin në çdo formë.

“Lufta ndaj kriminalitetit nuk behet duke e parë njëri-tjetrin në llogore të ndara. Duhet të kemi sinergji të përbashkët për te luftuat krimin në çdo formë. Rekomandimi i para garantimi i pavarësisë së prokurorëve.

Prokurori duhet të jetë i pavarur, për të vendosur mbi fatin e hetimeve, por i përgjegjshëm mbi efektshmërinë e hetimit. Përgëzoj Prokurorinë e Përgjithshme dhe nxis qe të adresojë raste tek ILD për procedime disiplinore.

Ka vijuar bashkëpunimi me SPAK dhe agjencitë ligjzbatuese për çështjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pavarësisht se ekziston një rritje nga viti 2021, Këshilli i Ministrave rekomandon rritje të numrit të hetimeve të nisura kryesisht, veçanërisht në fushën ndaj korrupsionit.

Këshilli i ministrave rekomandon të rritet cilësia e hetimeve në çështjet ndaj korrupsionit. Rëndësi iu duhet dhënë dhe hetimeve financiare dhe shtimit të sekuestrimeve dhe konfiskimeve të aseteve të pasurive kriminale. Drejtimi i tretë i rekomandimeve është lufta ndaj krimit të organizuar.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit