Kreu i Partiasë Drejtësi Integrim, Shpëtim Idrizi ditën e sotme ka zhvilluar një takim një takim elektoral me mbështetësit e saj në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Idrizi bëri thirrje që poltikës t’i shtohet jo vetëm vendimmarrja e të rinjve, por edhe përgjegjësia për llogaridhënie.
“Kryetarët e bashkive dhe këshilltarët duhet t’u jenë mirënjohës atyre që i votojnë. Edhe atyre që nuk i votojnë, i detyrohen.
Ne kemi vendosur të bëjmë një kontratë morale që të na përfaqësojnë denjësisht për atë që përfaqëson PDIU-ja por dhe të jenë në mbështetje të qytetarit.
Ne kemi furnizuar edhe partitë e mëdha me këshilltarë, por në fund fare e kemi parë se i përdorin për numra, jo si PDIU.
Prandaj të gjithë ne përbëjmë atë që quhet ADN-ja e PDIU-së. Sot shohim shumë debate që akoma nuk na tregojnë kush është ai kandidat që ka një vizion për qytetin.”, u shpreh Idrizi.
Ndërsa sekretarja e përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda vuri theksin në gjuhën e ashpër politike që po përdoret në këtë fushatë elektorale.
“Të flasësh për çështje të mëdha si atdheu, çështja kombëtare, rritja e të rinjve në politkë duken si gjëra shumë larg asaj që ndodh sot në skenën politike. Shikojmë që ka një gjuhë tejet joetike. Debati është i fokusuar në gjëra shumë sipërfaqësore.
E megjithatë atë vazhdoj të mendoj, se ne duhet këmbëngulim të ruajmë një standard që e kemi krijuar tashmë. Dhe më shkon mendja vetëm te shprehja e Michel Obama-s që thoshte: Sa më poshtë të shkojnë ata, aq më lart ngjitemi ne!”.