-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Histori e trishtë, dikur një modele e famshme, sot kërkon ushqim në kazanët e plehrave

Kryesoret

Ajo dikur i kishte të gjitha, një karrierë të suksesshme si modele dhe si aktore, një martesë me aktorin e “Baywatch”, Jeremy Jackson, para dhe famë, por jo më. Në disa foto të publikuara nga tabloidi britanik “Daily Mail”, Loni Willison është parë e transformuar plotësisht, duke u endur rrugëve e duke kërkuar për ushqim në kazanët e plehrave.

Ish-modelja tashmë është e pastrehë dhe vijon të jetojë në Kaliforni, duke u endur nëpër koshat e mbeturinave. Jeta e saj filloi të merrte kthesë gati 10 vite më parë, ku martesa me aktorin e “Baywatch” u mbyll si mos më keq, pasi akuzoi Jackson se u përpoq ta mbyste gjatë një sherri ku të dy ishin të dehur.

Që prej divorcit, ajo ka vuajtur nga varësia ndaj alkoolit dhe probleme të shëndetit mendor. Ngjarje e frikshme, duke menduar që 8 vite më parë ajo po jetonte ëndrrën amerikane, në zemër të Hollivudit.

Përveç alkoolit, ajo raportohet të ketë pasur probleme edhe me drogën. Për herë të parë, Willison përfundoi e pastrehë në vitin 2016, kur humbi edhe vendin e punës në një qendër estetike në Los Anxhelos. Problemet financiare vetëm sa ia vështirësuan ringritjen dhe duke mos paguar dot qiranë, u dëbua nga shtëpia duke u detyruar të jetonte në rrugë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit