Pas gati 5 muajsh, ‘Big Brother’ po vjen në fund. Javën e ardhshme do të mbahet edhe finalja e madhe e këtij spektakli, që do të kurorëzojë fituesin mbrëmjen e 6 majit. Pas Luizit, finaliste deri më tani janë edhe Efi dhe Dea.
Për dy vajzat janë ideuar edhe surpriza, ku veç takimit me të afërmit e tyre, do të kenë mundësi edhe për të përfituar një kontratë në ‘Top Media’. Nuk dihet ende se ku do t’i shohim në vazhdim dy vajzat, por ajo që dihet është se imazhi i tyre do të jetë më prezentë në këtë kanal, pas surprizës që do të marrin në natën finale.
Qëkur doli herën e parë nga ‘Big Brother’, për Efin u përfol se do t’i besohej moderimi i “Përputhen”, një format ky shumë i dëshiruar edhe nga Kiara. Megjithatë, deri më tani nuk është vendosur ende se cila do të jetë në krye të këtij formati sezonin e ardhshëm. Ajo që dihet me siguri është fakti që një ndër finalistët e këtij formati, do të jetë në shtator edhe pjesë e “Dancing with the Stars”.
Në natën finale do të ketë edhe artistë të ftuar, që do të interpretojnë me Luizin, duke e ftuar edhe për bashkëpunime. Kujtojmë se brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, shpesh këngëtari ka kërkuar të ketë bashkëpunime jashtë, specifikisht me Noizyn. Nga ana tjetër, edhe reperi është përgjigjur, duke treguar mbështetjen për këtë konkurrent.