Një situatë mjaft e pazakontë është parë të shtunën në takimin e skuadrave gjermane të ligës së tretë Wehen dhe Meppen.
Pas vetëm 21 minutash lojë, gjyqtari asistent Marius Schluwe u lëndua dhe ndeshja u ndërpre përkohësisht.
Duke qenë se në kategorinë e tretë të futbollit gjerman nuk ka asnjë gjyqtar të katërt, nuk kishte njeri që të zëvendësonte të dëmtuarin Schluwe.
I deleguari i ndeshjes u gjend në një situatë mjaft të vështirë për shkak se ndeshja nuk mund të vazhdonte, por për fat të mirë të lojtarëve Wehen dhe Meppen u gjet një zgjidhje nga shikuesit në tribuna.
Kuriózna situácia dnes nastala v 3. lige v Nemecku
V zápase Wiesbaden-Meppen se zranil asistent na čiare, hlásateľ na štadióne vyhlásil, že sa hľadá niekto, kto má rozhodcovskú licenciu…náhrada sa našla na tribúne, kde ako divák sledoval zápas muž pískajúci regionálnu súťaž pic.twitter.com/I5M8tRsFvG
— Michal Řežábek (@RezabekMichal) April 29, 2023
Jannis Jaschke, gjyqtari që gjykon kategorinë e pestë të futbollit gjerman, ishte duke e ndjekur ndeshjen nga tribuna.
Ai pranoi të merrte flamurin në duar dhe shpëtoi ndeshjen, e cila përfundimisht përfundoi me fitoren 2-1 të Meppen.