-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritoli ndaj Ndrecës, Berisha nga Vau i Dejës: Atentat ndaj popullit opozitar!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Vau i Dejës, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie Zef Hila u ndal tek atentati që iu bë, Benard Ndrecës, kreut të PD në këtë degë. Sipas tij, atentati ndaj Ndrecës ishte një atentat ndaj popullit opozitar.

Sipas Berishës, “ata që menduan se do të mund të asgjësonin, fizikisht, pse mund të të mposhtnin moralisht, ata morën turpin e historisë”.

“I dashur Benard Ndreca, heroi i gjallë i votës së lirë.  Atentati ndaj teje ishte atentat ndaj mbarë popullit opozitar, i cili është i vendosur të përmbysë me 14 maj monizmin e bazuar në banda, krim dhe drogë. Në emër të demokratëve shqiptarë të përcjell nderimin tim më të madh, përshëndetjen time, nderimin dhe mirënjohjen sepse ata që menduan se do të mund të asgjësonin, fizikisht, pse mund të të mposhtnin moralisht, ata morën turpin e historisë, kurse ti udhëheq, prinë Partisë Demokratike drejt fitores së Zef Hilës në këtë bashki”, tha Berisha në fjalën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit