-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“O Edi Rama…”! Del video e fundit e portugezit që vrau biznesmenin në Lezhë

Kryesoret

Publikohet një video amatore e portugezit Ruben Saraiva që është xhiruar në një nga lokalet e Shkodrës. Filmimet janë bërë vetëm pak ditë përpara se të ekzekutonte biznesmenin Ardian Nikulaj, në Shëngjin.

Portugezi i shpallur në kërkim ndërkombëtar shihet duke qeshur me disa persona të tjerë. Flet shqip dhe përdor një fjalor banal, me sharje që ia mësojnë ata që ka përreth.

Hetimet e policisë zbuluan se ai kishte hyrë në Shqipëri që më 14 Shkurt dhe ka qëndruar në Shkodër e Lezhë me Edmond Haxhinë deri më 19 Prill, kur ekzekutoi 50-vjeçarin Nikulaj.

Një vajzë, që kishte lidhje Haxhinë ka treguar se Saraiva e kishte bazën në shtëpinë e Haxhisë në Kakarriq të Lezhës, por frekuentonte vazhdimisht edhe Shkodrën.

Saraiva dhe Harry Simson janë dy personat e vetëm në arrati nga 6 të shpallurit në kërkim. Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Tomas Mithan dhe Harriet Bridgeman u kapën në Londër, në zona të ndryshme, të shtunën e 29 Prillit.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat e ekstradimit dhe seanca e parë gjyqësorë do të jetë në Londër më 5 Maj. Sipas procedurave, vendimi duhet dhënë brenda 45 ditësh. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur për Tv Klan se kërkimet për Saraivën dhe Simson po zhvillohen edhe në Itali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit