Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, tha se sot, edhe pse Tirana është 29 herë më e madhe se ajo që la Lulzim Basha, 65 për qind e qytetit ka ujë 24 orë.
“Tirana sot, që është 29 herë më e madhe se çka qenë në kohën e Lulzim Bashës, ka 65 për qind e qytetit 24 orë ujë në ditë.
Kemi disa vende ende që janë totalisht në anomali. Për këta qytetarë do kërkohet durim.
Në fund të 2024 në përfundojmë atë që quhet “unaza e presionit”. Disa segmente të saj janë ndërtuar tashmë.”, u shpreh ndër të tjera Erion Veliaj.