-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutohet në Spanjë 29-vjeçari shqiptar (EMRI)

Kryesoret

Një I ri shqiptar është ekzekutuar në Spanjë. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Endrit Sinaj, një person me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e narkotikëve.

Viktima, u lirua me kusht pak ditë para se të vritej, pasi u arrestua së bashku me një bashkatdhetar në kuadër të një operacioni të lidhur me trafikun e marijuanës me Marbella.

Sinaj u arrestua në La Selva dhe gjykata në Blanes, e cila më pas u pezullua në një gjykatë në Marbella, i dha atij liri të përkohshme, ndryshe nga kolegu i tij, i cili u burgos.

Dhe më 23 prill, një bashkatdhetar e la të plagosur për vdekje para spitalit të Truetës. Sipas mediave spanjolle, i riu është qëlluar me një plumb në bark, që i ka marrë jetën, edhe pse është dërguar me urgjencën e ambientet e spitalit rajonal të Gironas, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Viktima rezulton si një person me një të kaluar kriminale, veçanërisht në fushën e narkotikëve dhe dhunë, ndërsa ishte liruar nga burgu vetëm disa ditë më parë, teksa ishte i arrestuar 3 vite më parë në qytetin e Vlorës.

“Jemi policia”! Në Shqipëri i hapën derën e burgut, kush është vlonjati që u vra në Spanjë?

Në vitin 2020, Sinaj së bashku me Alfred Shametaj, Ervin Dhima, Lulzim Elmazaj dhe Enerik Meçaj, u arrestuan në qytetin e Vlorës pasi akuzohen për tentativë në fshatin Kropisht, Selenicë.

Këta persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armëve në banesën F. C.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit