-sidi education-spot_img
16 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli Euroatlantik i PD: Mjegull! Duam kryetarin e ri pas 14 Majit

Kryesoret

Kreu i Këshillit Euroatlantik pranë Partisë Demokratike, Preç Zogaj doli sot një deklaratë për mediat për të shprehur shqetësimin për pushtetin, por edhe gjendjen e opozitës. “Ne jemi të shqetësuar se pushteti i gjatë i Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama ka krijuar tiparet e një regjimi  klientelist.

Ne mendojmë se zhvillimet kritike dhe dramatike brenda  Partisë Demokratike, sidomos këto dy vitet e fundit, që kur SHBA shpallën nongrata ish Presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe ai ndërmori pas kësaj përshirjen e Partisë Demokratike në çeshtjen e tij, kanë krijuar një mjegullnajë të pazakontë në politikën dhe shoqërinë shqiptare, duke nxitur një retorikë antiamerikane dhe antiprendimore të panjohur gjatë këtyre viteve të demokracisë, majtas dhe djathtas, të trashëguar nga rregjimi i Enver Hoxhës dhe rishtare.

Ne mbështesim dhe kërkojmë që pas zgjedhjeve të 14 majit ekipi drejtues i Partisë Demokratike të  nisë menjëherë riorganizmin, reformimin  dhe rivitalizmi të PD-së,  t’i hapë rrugën, siç ka lajmëruar vetë, një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës të konkurrimit për organet e reja të PD në ruajtje të vlerave të qendrës së djathtë për ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe të zhvilluar me parime demokratike” mbyllet deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit