Mbi dy vite më parë Tirana u trondit nga një aksident tragjik, ku e reja Deni Doku, e cila njihej gjerësisht në “Tik-Tok” për videot e saj, i preu rrugën një makine tjetër dhe si pasojë humbi jetën pasagjerja 22-vjeçare, Alida Spahiu, e cila ishte shoqja e ngushtë e Dokut, si dhe partnerja e vëllait të saj.
Nga pamjet e aksidentit u vu re që faji ishte i Deni Dokut, e cila nuk ka zbatuar përparësinë dhe është futur në rrugë pa kontrolluar për makina të tjera.
Pas kësaj, Doku u arrestua, por familjarët e viktimës e falën dhe kjo e ndihmoi që e reja të dilte shpejt nga izolimi.
View this post on Instagram
Siç duket në një video të publikuar nga vetë Deni, ajo shfaqet duke i dhënë makinës, teksa njëkohësisht mban telefonin në dorë për të bërë video, si dhe herë pas here dorën tjetër nuk e përdor për të kontrolluar timonin.
Me aq sa mund të dallohet, ajo ka bërë dy shkelje njëherazi, duke përdorur celularin në makinë, si dhe duke mos mbajtur timonin, sipas rregullave përkatës.