Pas përfundimit të BBV, Sara Hoxha ka deklaruar se së shpejti do të ketë dhe Big Brother Vip 3.
Producentja zbuloi se BBV3 pritet të nisë në periudhën vjeshtë-dimër, duke lënë të kuptohet se pas verës do të kemi rikthimin e spektaklit shumë të ndjekur, ndryshe nga viti i kaluar kur nisi në fund të dhjetorit.
Sara tha gjithashtu se nuk e di nëse do ketë më konkurrentë si Luizi që kthehen në fenomen. Edhe regjisori i Big Brother Eduart Grishaj konfirmoi se do nisë puna për BBV3.