Sonte nis në Liverpul festivali europian i këngës “Eurovision”. Ukraina fitoi vitin e kaluar por për shkak të luftës festivali zhvillohet në Britani.
Eurovizioni shtrihet në tri net spektakli, dy gjysmëfinalet 9 dhe 11 maj dhe në fund nata finale më 13 maj.
Shqipëria këtë vit do të performojë në natën e dytë. Vendi ynë përfaqësohet nga Familja Kelmendi me këngën ‘Duje’.
Një nga favoritët për këtë vit është Finlanda.
Eurovision 2023, BBC: Kënga shqiptare mesazh i fortë për rëndësinë e familjes!
