Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka gjobitur sekretarët e përgjithshëm të 5 ministreve me një shumë prej 2500 mijë lekë.
Gjithashtu është gjobitur edhe kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli me 100 mijë lekë, me argumentimin se ka përdorur burime publike për fushatë elektorale.
Zyrtarët e gjobitur:
Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit
Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës
Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë
Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë