Tre shqiptarë janë arrestuar brenda një plantacioni me marihuanë. Shqiptarët janë kapur në një magazinë që ishte përshtatur dhe shërbente për rritjen e kanabisit. Ata janë nga mosha 35 deri në 52 vjeç dhe akuzohen si pjesë e nje grupi kriminal.
Brenda magazinës janë gjetur 1810 bimë marihuanë me peshë totale 201 kilogramë.
Hetimet nisën në fillim të prillit të kaluar, pas zbulimit të një mashtrimi me energjinë elektrike në një zonë industriale në Alaquà, Valencia. Pas disa hetimeve, agjentët e kufizuan zonën dhe përqendruan hetimin në magazinën në fjalë.
Pas verifikimit se atij i mungonte ndonjë lloj aktiviteti apo licence, ata arritën të zbulonin praninë e tre burrave, të cilët banonin brenda dhe përdornin automjete të marra me qira në emër të palëve të treta.